Vonesat nga vetingu, avokatja: Do të bjerë çatia e shtetit, pasojat në të ardhmen
Temë e emisionit “Review” në Euronews Albania ishin dosjet e vetingut dhe vonasat që kanë lindur në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore si pasojë e reformës në drejtësi.
E ftuar në emision, avokatja Brikena Kasmi tha se vonesat që kanë ardhur si pasojë e vetingut do t’i kenë pasojat për brezat e ardhshëm.
Sipas saj, së fundmi ka pasur një shtim të rasteve në Strasburg për mungesën e një procesi të rregullt ligjor në Shqipëri, çka ka është tregues që i gjithë sistemi i drejtësisë ka rënë.
Ajo u shpreh se nëse bie i sistemi i drejtësisë, në të ardhmen mund të bie dhe vetë shteti, apsi drejtësia është një nga hallkat që e mban atë.
“Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore ka një problem madhor që do ta ndiejnë brezat e ardhshëm. Që do të thotë se përveç faturës financiare, ka një humbje të së drejtës. Nëse iu i referoheni Gjyaktës së Strasburgut ne flasim aty për nenin 6 dhe për protokollin 1 që është e drejta e pronës. Nuk po flasim më për të drejtën e pronës, por po flasim për nenin 6 që është procesi i rregullt ligjor. Nëse shkojmë për procesin e rregullt ligjor do të thotë që ty të mungon hallka e pushtetit këtu. Ke 1/3 e pushtetit, se shteti ka tre shtylla dhe njëra nuk po qëndron. Do të bjerë çatia e shtetit dhe këtu flas për të ardhmen”, tha avokatja.
Ndiqni emisionin e plotë këtu:
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë