“Vota anti-berishiste në Shkodër”, Poli Hoxha analizon humbjen e qytetit
“Votë anti-berishizmit” e ka quajtur gazetari Poli Hoxha humbjen e koalicionit Bashkë Fitojmë në Shkodër ku kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci, fitoi me 60.22 % të votave.
I ftuar në Euronews Albania, Poli Hoxha tha se qytetarët shkodranë janë demokratë, por ata e dinë se edhe pse Berisha ishte 8 vite në pushtet nuk bëri asgjë për ta.
Ai tha gjithashtu se një popull i zgjuar dhe i kulturuar i cili nuk mund të identifikojë gjithë jetën me një grupim apo me një individ ndaj vota ‘pro’ PS-së është një “shuplakë” që ata ia japin Berishës.
“Shkodra është një qytet specifik, ajo deri më tani në këto 32 vite ka qenë zemra e demokracisë. Ne ngatërrojmë demokracinë me berishizmin, por Shkodra është demokrate, që në fillimet e saj, e madje që në përpëlitjen e komunizmit, ajo i ka qëndruar besnike këtij idealizmi. Por gjërat zhvillohen, shkodranët janë një popull i zgjuar dhe i kulturuar, i cili nuk mund të identifikojë gjithë jetën me një grupim apo me një individ.
Partia Demorkatike e ka patur gjithmonë bashkinë dhe pushtetin lokal dhe kjo parti demokratike nuk ka bërë asgjë për Shkodrën. Ka qenë 8 vite Sali Berisha në pushtet dhe Shkodra nuk mori asnjë investim të qenësishëm. Shkodranët dinë ti ndajnë këto gjëra. Ata janë demokratë, por në një moment të caktuar qytetarët, japin një shuplakë, japin një votë anti-berishiste”,-tha Poli Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë