Vota e diasporës në 2025-ën, PS krijon librin e kontakteve me shqiptarët jashtë

16 Dhjetor 2024 | 15:39

Ky është libri i kontakteve në diasporë për të cilën Partia Socialiste po punon. Drejtuesit politik dhe kryebashkiakët socialistë janë angazhuar në identifikimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe që duan të votojnë në distance në parlamentaret e 2025-ës.

Diaspora ishte arseyja që kryesocialisti Edi Rama thirri mbledhjen në seli me drejtuesit politik të qarqeve dhe kryebashkiakët online.

Nga ata ai pret që të krijohet një bazë të dhënash ku diaspora të jetë e identifikuar më të gjitha të dhënat nga emri, vendbanim jashtë Shqipërisë, numri i telefonit dhe sa prej tyre jane votues të mundshëm të Partisë Socialiste.

Afati i vendosur është që deri në fund të dhjetorit të jetë krijuar baza e të dhënave, e cila do t’i ofrojë Partisë Socialiste një ide më të qartë për rëndësinë e votës së diasporës në 11 majin e zgjedhjeve për kuvendin e ri.

Duket se socialistët po nxitojnë në identifikimin e diasporës edhe për të dhënë, pasi në 11 janarin e 2025 nis dhe faza e parë e zbatimit të votës së diasoprës, regjistrimi i shqiptarëve me vendbanim jashtë vendit.

Me porosinë për të mbushur me të dhëna librin e kontakteve me diasporën, kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Belgjikës, në Bruksel.

Mëngjesin e të martës zhvillohet konferenca e tretë ndërqeveritare mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

Brenda një periudhe të shkurtër vendi ynë do të hap edhe grupkapitullin e gjashtë që lidhet me politikën e jashtmë, të sigurisë dhe mbrojtjes.

Po aq të mërkurën kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në samitin e rardhës mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Liderët e BE-së dhe BP-së do të ulenë në një tryezë ku çështja kryesore është e ardhmja e rajonit të Ballkanit në Bashkimin Evropian dhe siguria.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026