“Vota e diasporës u manipulua”, Berisha nxjerr videon: Posta Shqiptare u implikua

29 Maj 2025 | 14:18

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte këtë të enjte në një konferencë për mediat, ku paraqiti pamje filmike të cilat sipas tij tregojnë manipulimin e zgjedhjeve të mbajtura në 11 maj, ku u ndal te vota e diasporës.

Berisha tha se këto zgjedhje nuk mund të njihen kurrë pasi është shkelur kontrata, sipas tij PD-ja kurrë nuk do të ftonte diasporën të votonte me një postë që do të kalonte nga Posta Shqiptare.

“Janë dy gjëra të ndryshme. Së pari ju e shikoni njeriun e Taulant Ballës, jo me një votues por me punonjës të DHL-së. Ju e patë personin, edhe në takim me Taulant Ballën edhe në foto dhe kjo dëshmon qartë për duart e zeza të Partisë së krimit brenda DHL-së. Këtu jemi brenda DHL-së, punonjës, jemi brenda.

Tani, cila pikë e kontratës është shkelur, është shkelur pika kryesore e kontratës; nuk mund të kishte subkontraktor. Dhe subkontraktimi u shkel pikërisht për tu nënkontratuar kompanitë që punuan ngushtë me PS-në, përfshirë Postën Shqiptare që shtriu duart në këtë proces.

Pra shkeljet janë flagrante. Ka shumë shkelje të tjera. Ky që e shihni ju me këto, i fut në një zyrë tjetër dhe i mbush vetë. Shihe. Kështu që kjo tregon se nuk ishte proces, por ishte një gjë që u bë në zyrat e partisë, nga njerëz të partisë. Të paguar janë, një pjesë janë të paguar. Kanë marrë pjesë dhe ish-zyrtarë dhe zyrtarë të ambasadave.

Asnjë nga këto të mos ishte, mjafton implikimi i postës shqiptare dhe ikën ai proces. Kurrë ne nuk do të ftonim të votonim me një postë që kalon nga Posta Shqiptare. Ajo dihet se kush kalon në postën shqiptare”,-tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme...
14:37 | 13/07/2026

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit për bojkotin e seancës parlamentare nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një favor për qeverinë. Ndër...
13:40 | 13/07/2026