“Vota e shqiptarëve është një çështje ndërkombëtare”, Berisha: Referendumi i PD, akti i demokracisë direkte
Kreu i PD-së, Sali Berisha këtë të mërkurë nga selia blu ka zhvilluar mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike lidhur me ndyshimet stututore të cilat do të mbahen brenda partisë.
Sakaq, ai u ndal edhe te zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, ku u shpreh se referendumi i Partisë Demokratike ishte akti më madhor i demokracisë direkte.
“Qëndrimi i opozitës ia doli të argumentojë farsën elektorale, apo nëse marrim për bazë përcaktimet e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, por edhe raportin IBAR, farsa elektorale nxin me shëmtinë më të madhe. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që çështjen e votës së shqiptarëve ne e kemi shndërruar në një çështje ndërkombëtare.
Në rast se ne themi që me Ramën nuk ka zgjedhje, askush nuk vjen ta heqë Ramën, përveçse ne. Por, në ligjin shqiptar ne kemi të drejtë të marrim veprime për largimin e tij dhe kjo është një arritje.
Ne kemi një problem me të cilin do të përballemi dhëmbë për dhëmbë, mafian e fjalës së lirë. Kjo madje është shndërruar në zëdhënësen më agresive të mafies shtetërore. Kjo mafi de facto i ka shpallur luftë opozitës.
Kjo mafi, në shërbim të mafies qeveritare që e ushqen dhe e mban, ka korruptuar fjalën shqipe. Referendumi i Partisë Demokratike është akti më madhor i demokracisë direkte. Beteja jonë është një betejë e një rëndësie vendimtare në kuptimin absolut të fjalës”, u shpreh ai.
Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
- 14:36 Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen