Votëbesim për qeverinë franceze: Kryeministri propozon shkurtime masive në buxhet
Kryeministri francez François Bayrou ka bërë thirrje për një votëbesim më 8 shtator, teksa qeveria e tij e pakicës kërkon mbështetjen e Asamblesë Kombëtare për shkurtimin me 43.8 miliardë euro të buxhetit, duke rrezikuar rënien nëse tre partitë e opozitës i bëjnë realitet kërcënimet për të votuar kundër tij.
Pasi njoftoi votëbesimin, Bayrou tha se ai do të zbardhë nëse partitë e tjera janë seriozisht të përgatitura për të mbështetur propozimin e tij për të reduktuar deficitin kombëtar.
Tre partitë e opozitës kanë deklaruar tashmë se nuk do ta mbështesin. Bëhet fjalë për të djathtën ekstreme të Bashkimit Kombëtar, të Gjelbrit dhe Partinë Socialiste, të cilat rrezikojnë ta rrëzojnë qeverinë e pakicës.
Kryeministri u shpreh i vetëdijshëm për rrezikun që vjen nga votëbesimi, por nënvizoi se ai ishte i nevojshëm pasi vendi po kalon një moment hezitimi dhe paqëndrueshmërie, që kërkon sqarim.
“Përballemi me një rrezik imediat të cilin duhet ta frenojmë, ndryshe nuk do të kemi të ardhme”, deklaroi Bayrou, duke shtuar se borxhi është çështje e sovranitetit dhe pavarësisë.
Shkurtimet e propozuara në buxhet përfshijnë numrin e personave të punësuar në shërbimin civil, atë që njihet si “kontributi i solidaritetit” për më të pasurit, si dhe reformën e pensioneve.
Në kuadër të tyre propozohet edhe heqja e dy ditëve që janë pushime zyrtare, e hëna e Pashkës dhe dita e 8 majit, që festohet si Dita e Fitores përballë Gjermanisë naziste.
LEXONI GJITHASHTU:
Von der Leyen nis vizitën dyditore në Kaukazin Jugor: Duam të ndihmojmë në ndërtimin e të ardhmes
Dëmshpërblim për shkelje të ligjit të konkurrencës, Gjykata suedeze: Google t’i paguajë 1.5 miliardë dollarë Klarna
Kufizime për muajt e verës, Salzburgu ndalon turistët të hyjnë me makinë në qendër të vendit
- 16:42 Trump optimist për Iranin: Pati takime shumë të mira në Katar, diplomacia po jep rezultate
- 16:35 Trajneri i Ekuadorit, Sebastian Beccacece jep dorëheqjen pas eliminimit nga Kupa e Botës
- 16:34 PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë
- 16:31 WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit
- 16:26 Franca dhe OBSH kërkojnë mbrojtje më të madhe për fëmijët nga platformat dixhitale
- 16:22 Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë