Votimi në RMV nis me probleme teknike

17 Tetor 2021 | 11:27

Procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ka nisur me probleme teknike, pasi për herë të parë votohet me identifikim biometrik.

Probleme janë hasur edhe në Tetovë. Disa këshilla komunalë kanë pasur probleme me vendosjen në punë të pajisjes dhe disa qytetarë nuk janë identifikuar nëpërmjet sistemit.

Me gjithë vështirësitë e nisjes së ditës zgjedhore, qytetarët thonë se presin ndryshime kryesisht në aspektin social e ekonomik.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, u janë drejtuar sot kutive të votimit për zgjedhjet e kryetarëve të 80 komunave dhe të këshillave komunalë.

Qytetarët votojnë me protokolle shëndetësore për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit. Maskat mbrojtëse, distanca dhe dezinfektimi janë kriteret kryesore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026