Voton Haradinaj: Sot është dita për të marrë vendimet

12 Tetor 2025 | 08:40

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sapo ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar për qeverisjen katër vjeçare të Decanit. Ai u shoqëruar nga nëna e tij.

Për dallim nga herët e kaluara kur Haradinaj si banor i komunës së Prishtinës këtë të drejtë e ushtronte duke votuar për të parin e kryeqytetit kësaj radhe ai është regjistruar si banor i Deçanit dhe sot votoi në shkollën fillore të mesme të ulët “Heronjtë e Dukagjinit”, në Gllogjan.

Pasi votoi kreu i AAK-së, tha se sot është dita për të marrë vendime prandaj ftoi qytetarët të dalin të votojnë dhe të vendosin.

“Unë e kreva obligim tim qytetarë dhe e shfrytëzova të drejtën time për të votuar së bashku më nënën, Suzanen dhe Antigonën një pjesë e familjes votojmë në Gllogjan, Anita dhe Gjini në Prishtinë tash po shkoj vetëm t’iu bashkohem atyre. I ftoj qytetarët e vendit gjithë me votu parlamentet komunale kryetarët e komunave kanë shumë rëndësi në standardin jetën gjitha çështjet që ata i preokupojnë sot është dita me i marrë vendimet pra votoni vendosni”, tha ai

I pyetur nga KosovaPress se pse në këtë proces zgjedhor e ndryshoi qendrën e votimit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke mos treguar arsyen tha se ishte ndjenjë e mirë të votoj në vendlindje.

“Për shkakun nuk po foli më, por vetëm po iu them që qenka ndjenjë e mirë me votu në vendlindje në shkollën ‘Heronjët e Dukagjinit’, në Gllogjan më ka votuar baba familja diçka e jashtëzakonshme pata një përjetim shumë të mirë”, tha ai.

Në komunën e Deçanit të drejtë vote kanë 43 mijë e 759 qyetetarë prej tyre 41 mijë e 444 janë votues brenda në Kosovë dhe 2 mijë e 320 votues nga diaspora.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026