Voton kandidati i PS për Matin: Sot është dita e fjalës së qytetarëve

9 Nëntor 2025 | 09:11

Në bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik po mbahen të dielën zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur të parin e qytetit.

Kandidati i PS për bashkinë e Matit Altin Bojni votoi rreth orës 09:00 në qendrën e vet të votimit ndërsa në një deklaratë të shkurtër për mediat ftoi gjithë qytetarët që të thoshin fjalën e tyre përmes votës.

“Sot është dita e votuesve dita e fjalës së qytetarëve ju ftoj të dilni të gjithë në votime me qetësi dhe dinjitet”, tha Bojni.

Në një deklaratë për gazetaren Sara Demushi njëri nga komisionerët në qendrën e votimit në Mat tregoi se procesi i votimit po shkon normalisht ndërsa pjesëmarrja deri në orën 09:00 ishte rreth 30 për qind.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026