Voton kryebashkiaku Veliaj: Mezi pres ta çojmë këtë proces në fund me qetësi
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka votuar në qendrën e votimit pranë Parkut Olimpik. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, Veliaj i është drejtuar kutisë me shpresën për një mandat të tretë.
“Shumë faleminderit për kontributin. Jam në dijeni që keni pasur disa avari, jo dramatike, por KQZ-ja ka qenë e pamundur të gjenerojë dhe emetojë identifikimin elektronik me sistemin që ka pasur. Më vjen mirë që më në fund ka një vendimmarrje që të kalojmë në sistemin manual. Gjithmonë duhet të prevalojë e drejta e qytetarëve për t’u shprehur sesa e drejta e teknologjisë.
Ftesa për të gjithë qytetarët që mund të jenë dekurajuar është që të rikthehen në qendrat e votimit. Është shumë e rëndësishme të dalin të votojnë për të ardhmen, për fëmijët. Janë fatet e qytetit për 4 vitet e ardhshme, janë fatet e fëmijëve tanë, janë projektet e qytetit në lojë dhe në pikëpyetje, kështu që është shumë e rëndësishme që secili të dëgjohet dhe vendimmarrja të na udhëheqë. Mezi pres ta çojmë këtë proces deri në fund me qetësi,” – u shpreh Veliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik