Vranë me thikë 19-vjeçarin, mbërrijnë në Gjykatë dy të rinjtë në Fier
Nën masa të forta sigurie, kanë mbërritur në gjykatën e Fierit dy autorët e dyshuar të vrasjes së 19- vjeçarit Grei Bihuci dhe plagosjes së shokut të tij 20- vjeçar Olti Serjanaj.
Florjan Muka dhe Klajdi Muka do të njihen sot me masën e sigurisë teksa mbi ta rëndon akuza e vrasjes në bashkëpunim dhe e mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.
18-vjeçari Florjan Muka, ra në prangat e policisë pasi goditi për vdekje me thikë në qendër të qytetit Grei Bihucin i cili nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra dhe plagosi 20- vjeçarin Olti Serjanaj i cili ndërhyri për të shuar sherrin.
Konflikti i nisur në rrjetet sociale përfundoi në përleshje fizike duke shkaktuar një viktimë. Ngjarja e rëndë ka shokuar gjithë opinionin publik e veçanërisht komunitetin fierak të cilët e kanë nderuar 19- vjeçarin me homazhe në vendin e ngjarjes.
Trupi gjykues i përbërë nga Prokuror Petrit Vuka dhe gjyqtar Noel Veizi do të dëgjojnë dëshmitë e dy të rinjve për të vendosur masën e sigurisë.
Sipas dosjes hetimore mësohet se sherri ka nisur në dhjetor të vitit të kaluar për një thikë dhe në të janë përfshirë disa persona. Konflikti ka zgjatur deri në ditën e ngjarjes ku të rinjtë janë takuar për tu pajtuar, por pikërisht në këtë moment në sherr janë përfshirë më shumë persona.
Personat e përfshirë në sherr ditën e ngjarjes kanë qënë dy personat e arrestuar Florjan e Klodjan Muka, Grei Bihuci, Olti Serjanaj, Nebi Alimadhi dhe dy persona të paidentifikuar, palë me Nebiun dhe Grei Bihucin.
LEXONI GJITHASHTU:
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor
- 17:06 Ndotja e ajrit nga zjarret, Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja doganore
- 16:52 Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA