Vranë të riun dhe e hodhën në rezervuar, zbardhet dëshmia e një të arrestuari
Më 16 qershor në rezervuarin e fshatit Kolanec u gjet i trupi i pajetë i 26-vjeçarit Martin Çeços.
Shkak për ngjarjen e rëndë, nga ku janë arrestuar 3 persona dyshohet të jetë bërë një konflikt për lidhje dashurie me një vajzë.
Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj dyshohet të jenë autorë të vrasjes së të riut.
Avokati mbrojtës i Bleti Angjos, Lorik Zeqo sqaroi se nga dinamika e zbardhur e ngjarjes rezulton se vrasësi është Valter Mollaj.
Emri i tij u zbulua nga Angjo, i cili ka rrëfyer se Mollaj ka qenë në lidhje me vajzën për të cilën janë konfliktuar personat.
Ai ka bashkëpunuar me organet duke treguar që të tre të arrestuarit kanë qenë së bashku në mjet kur e kanë marrë nga banesa viktimën, dhe më pas e kanë çuar drejt rezervuarit ku e kanë mbytur dhe e kanë hedhur në ujë.
Sipas avokatit, ekzekutori i 26 vjeçarit është Valter Mollaj, ndërsa dy të tjerët janë bashkëpunëtorë dhe ndihmës në krim.
Vajza sipas të dhënave ka pasur lidhje me Valter Mollajn, dhe i ka treguar këtij të fundit që kishte komunikim edhe me Martin Çeçon. Gjatë seancës të tre kanë mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar krimin. Madje, edhe vetë Bleti Angjo i cili bashkëpunoi me policinë, ka heshtur.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit