Vrasja e 20-vjeçarit| Policia: Hetimet në përfundim, Rrumbullaku flet për Muratajn
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha gjatë një deklarate për mediat se hetimet për vrasjen e Stiven Toshkëzit janë drejt përfundimit dhe të gjithë përgjegjësit për ngjarjen do të vihen para drejtësisë.
Ai tha se Arbër Murataj, i shpallur në kërkim do të vihet shumë shpejt para organeve kompetente.
18-vjeçari Axel Hoxhaj bashkë me shokun e tij Ensi Maze i bënë pritë 20-vjeçarit Stiven Toshkëzi dhe e goditën me thikë për vdekje. Më herët ky i fundit ishte konfliktuar me Arbër Murataj, i cili tashmë është në kërkim, pasi i kishte ngacmuar të dashurën.
Sipas informacioneve, Axel dhe Ensi janë shokët e Arbërit dhe nuk kanë pasur lidhje drejtpërdrejtë me Stivenin dhe të dashurën e tij të cilët i njihnin si shokë shkolle.
Arbër Murataj është djali i Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në vitin 2019.
LEXONI GJITHASHTU:
Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza
- 15:38 Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër
- 15:35 Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 15:33 Vizita në SHA, kryeministri i Irakut kërkon investime të mëdha amerikane në energji
- 15:31 BE-ja i premton Moldavisë 120 milionë euro për forcimin e mbrojtjes ajrore
- 15:26 Trump vijon me paralajmërimet për Iranin: Do t’i godasim shumë fort, Ngushticën e Hormuzit do ta ruajmë ne
- 15:22 Britania e Madhe: Do të shpallim Gardën Revolucionare Islamike të Iranit organizatë terroriste