Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi, policia bastis lokalin e autorit

5 Janar 2023 | 19:05

Mëngjesin e sotëm, Drejtoria e Krimeve të Rënda bashkë me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren kanë bastisur lokalin “Kobra City”.

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se autoritetet kanë bastisur dhe tre lokalcione të tjera ndërsa kanë bastisur dhe materiale që mund të përdoren si prova për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu.

“Sot gjatë ditës Drejtoria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren kanë vazhduar bastisjet në tri lokacione, derisa është bastis edhe lokali “Kobra City”. Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa gjëra, që mund të përdoren si prova”, tha Bytyqi.

Ai tha se në njërën shtëpi të njërit nga të dyshuarit janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore.

“Rasti është iniciuar si “Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armëve”, tha ai.

Mëngjesin e 3 janarit në dalje të Prizrenit mbeti i vrarë një 31-vjeçari nga Kukësi dhe u plagos një 27-vjeçar. Aktualisht Kobra dhe pesë të dyshuarit tjerë gjenden në paraburgim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026