Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, dyshohet se ka lidhje me kultivimin e kanabisit

30 Qershor 2023 | 16:42

Babë e birë, Gjokë dhe Eduart Gurra, 57 dhe 31 vjeç u vranë në pritë të mirëorganizuar në afërsi të banesës së tyre në fshatin Bruçaj në njësinë administrative Pult në Dukagjin.

Për tu siguruar që babë e birë do binin në pritë, të mërkurën autorët e dyshuar dogjën banesën e tyre. Të enjten autorët pritën në afërsi të banesës dy anëtarët e familjes Gurra dhe menjëherë sapo ata u afruan janë qëlluan për vdekje me breshëri automatiku.

Pavarësisht kontrolleve të shumta në zonë, nuk ka asnjë gjurme të autorëve të dyshuar të ngjarjes së rëndë.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona , banorë të zonës por dhe persona të tjerë të afërt që mund të kenë dijeni për ngjarjen por deri tani nuk ka asnjë emër të dyshuar.

Viktimat nuk njiheshin për problematikë në zonë dhe nuk kanë precedentë të mëparshëm penal. Deri në vitin 2008 , Gjokë Gurra ka shërbyer si efektiv i në policinë e Shkodrës ndërsa pas reformës ai vijoi bashkë me të birin biznesin e lëndëve drusore që i siguronte në Dukagjin.

Pistat kryesore të hetimeve janë fokusuar në dyshimet se Gjokë Gurra mund të ketë dhënë informacion policisë për kultivim të lëndës narkotike në zonë pasi ishte edhe kryeplak I fshatit Bruçaj, por dhe në konfliktet si pasojë e biznesit të drunjve në zonë.

Në zonën ku ka ndodhur ngjarja po vijojnë kontrollet nga policia për të gjetur gjurmë të autorëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026