Vrasja e Egli Pashollarit në Tiranë, kapet në Tropojë autori i dyshuar

2 Mars 2026 | 21:35

Policia e Shtetit ka arrestuar në Tropojë autorin e dyshuar të vrasjes së të riut Egli Pashollari në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të operacionit të koduar “Distanca”, i finalizuar nga Policia dhe Prokuroria e Tiranë, u bë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit Gazment Bucpapa, 40 vjeç. Ai dyshohet se më datë 20.02.2026 ka vrarë me thikë 32-vjeçarin Egli Pashollari, gjatë një konflikti në rrugë, në zonën e ish-parkut në Tiranë.

Sipas policisë, 40-vjeçari u mbajt në mbikëqyrje teksa fshihej në një banesë në vendlindjen e tij, në Tropojë, ku më pas u bë arrestimi i tij.

“Në kuadër të këtij operacioni, pasi u lokalizua dhe u mbajt në mbikëqyrje në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë, u bë ndalimi i shtetasit G. B., 40 vjeç, për veprat penale ‘Vrasja me dashje’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’”, njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Egli Pashollari

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”, për kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. 2 të ndaluarit, në kërkim nga Italia dhe Spanja, për trafikim/tregtim të...
11:12 | 17/07/2026

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026