Vrasja e Klevis Lleshit/Karanxha: Bisedat e SkyEcc, hap kyç për zbardhjen e ngjarjes

27 Shtator 2025 | 21:12

Ish-prokurori Ervis Karanxha në një intervistë në “Review” me Greta Topjana, ka diskutuar lidhur me zbulimin e detajeve nga vrasja e Klevis Lleshit në vitin 2020.

SPAK zbuloi ditë më parë se vrasja e Klevis Lleshit është porositur nga Aurel Hoxha. Si një vrasje e ndodhur kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh në shenjë hakmarrje, ish-prokurori vuri në dukje se duhen parë të gjitha provat deri në grumbullimin e plotë të tyre kur bëhet fjalë për dënimin e një personi për veprën penale të vrasjes për gjakmarrje.

“Për fat të mirë Prokuroria e Matit që atëherë ka bërë veprimet e para hetimore, është pyetur dhe nëna e viktimës ku jep versionin e saj.

Duhet të kemi parasysh se të dënosh një person për vrajse për gjakmarrje duhen prova ndaj çdo dyshimi të arsyeshëm”, tha ai.

Karanxha theksoi se është diçka pozitive për hetimin e ngjarjes, zbulimi i bisedave në aplikacionin SkyEcc, kjo dhe një hap para drejtësisë të cilën nëna e viktimës po e kërkon përgjatë këtyre 5 viteve.

“Është fat i madh që doli dhe zbërthimi i bisedave në SkyEcc. Bisedat e Sky kanë ndodhur në kohën e pandemisë të vitit 2020, njerëzit ishin të izoluar dhe bisedat e kanë bërë në këtë aplikacion.

Rasti ka një specifikë të veçantë se zakonisht grupet e strukturuara kriminale kanë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, këtu shofim grup të strukturuar kriminal për gjakmarrje. Ishte SkyEcc që bëri zbulimin e tyre.

Nuk mund të dërgohet çështja në gjyq pa prova. Edhe nga të dhënat në Sky do provohet me prova të tjera dhe nuk mbahemi dot vetëm në këto prova. Duhet parë roli i çdo personi në këtë ngjarje pasi nuk ka vetëm bashkëpunëtorë, por dhe ndihmës të tjerë.

Besoj se nëna e këtij djali do gjejë drejtësi pasi ka dalë provë e re”, theksoi Ervis Karanxha.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje

Bregdeti i Durrësit po pret çdo ditë e më shumë pushues vendas, turistë të huaj dhe bashkatdhetarë. Megjithatë, përtej promovimit që i bëhet në arenën...
17:58 | 27/06/2026

Matura Shtetërore 2026, më shumë nota 10 dhe më pak ngelës në Matematikë

Rezultatet e provimit të Matematikës në Maturën Shtetërore 2026 tregojnë një përmirësim të lehtë krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të publikuara...
17:42 | 27/06/2026

I moshuari dhunon gruan në Pogradec, vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës

Një rast dhune në familje është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Pogradec. Bashkëshorti ka dhunuar rëndë gruan e tij 73-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur...
17:29 | 27/06/2026