Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata rrëzon kërkesën e Prokurorisë për dëshminë Bardhit

28 Mars 2023 | 12:18

Ka përfunduar seanca për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ku i pandehur është ish-efektivi i RENEA-s Arbër Paplekaj.

Gazetarja e  Euronews Albania,  Iris Shabani bën me dije se seanca e radhës do të mbahet  më datë katër Prill.

Ndërkohë, Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit e cila kërkoi që deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi të thirret si dëshmitarë në seancën në ngarkim të Arbër Paplekajt, pasi asokohe deputeti ishte drejtues politik i PD-së  në qarkun e Elbasanit.

Ngjarja e rëndë në Elbasan ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku siç u tha pati shkëmbim zjarri kur u kap makina e shtabit të PS-së nga Struktura e Mbrojtjes së votës, e ngritur nga PD, duke shpërndarë para në këmbim të votës.

I vrarë mbeti Pjerin Xhuvani, u plagos një efektive policie Xhensila Sota dhe tre persona të tjerë.

Arbër Paplekaj akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026