Vrasja e policit në komisariat, PD-ja kërkon dorëheqjen e Bledi Çuçit

24 Maj 2022 | 14:47

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me dy ngjarjet e rënda të ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku një punonjës policie qëlloi për vdekje kolegun e tij brenda komisariatit nr. 3 në Tiranë dhe një efektiv i FNSH-së plagosi një qytetar.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti demokrat Flamur Noka tha se ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi duhet të japë dorëheqjen, pasi ka dështuar në garantimin e rendit dhe sigurisë.

“Partia Demokratike dënon me ashpërsi ngjarjet e ndodhura mbrëmë në dy komisiariatet e policisë. Të dy ngjarjet kanë përgjegjës. Më së paku, sot dorëheqjen duhet ta japë Ministri i Brendshëm. Nuk ka çfarë të presë më. Ministri është për të garantuar rendin dhe sigurinë publike të cilat kanë dështuar”, tha Noka.

Sipas Nokës, ngjarjet e ndodhura tregojnë modelin e qeverisjes së mazhorancës dhe shtoi se në rradhët e Policisë së Shtetit janë futur militantë partie e jo profesionistë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste propozimin për shtyrjen e afatit të reformës zgjedhore deri në muajin nëntor. Propozimi u...
10:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026