Vrasja në burgun e Peqinit/ Gjykata vendos për Mjacajn, drejtorin dhe 11 punonjës
19 Dhjetor 2023 |
16:14
Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Sokol Mjacaj i cili vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan në ambientet e burgut të Peqinit ku të tre vuanin dënimin me burgim të përjetshem.
Mjacaj akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, mbajtje dhe prodhim i armëve dhe futje e armëve në një ambient burgu.
Po kështu gjykata vendosi “arrest me burg” për Kamber Hoxhën me detyrë drejtor i burgut të Peqinit dhe 10 punonjës të këtij burgu.
Vetëm për Vilson Shimën, punonjës, është dhënë masa me detyrim paraqitje, pasi ka një femijë të paralizuar. Zyrtaret dhe efektivet e burgut të Peqinit po hetohen për shpërdorim detyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dëshmia e shefi të regjimit të burgut: Kur e pati takimin e fundit Mjacaj dhe me kë
- “Kush është vajza që i çonte ushqime në burg Mjacajt”,- drejtori i burgut të Peqinit
Lajme të Sugjeruara
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë