Vrasja në Greqi, e motra e 36-vjeçares: Ai e linte shtatzënë që të mos divorcoheshin
Motra e Marjola Nakolecit që u vra nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar në Volos të Greqisë foli për abuzimin që viktima përjetoi në martesën e saj. Siç deklaroi e motra, 36-vjeçarja duroi dhunë fizike dhe seksuale nga bashkëshorti i saj që e përdhunonte dhe e linte shtatzënë, me qëllim që mos të divorcohej nga ajo.
“Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh”, tha ajo, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënoi se “nëse divorcohej prej tij, ai do të bënte më keq”, tha e motra e viktimës.
Sipas saj, çifti u takua në moshë të re. Megjithatë, sjellja e 40-vjeçarit Pandi Nakoleci ndryshoi në mënyrë dramatike kur ata u bënë me fëmijë.
Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. Ai u bë abuziv, e rrihte”, tha motra e 36-vjeçares.
Motra e viktimës zbuloi se familja ishte ne dijeni për abuzimet, por nuk paraqisnin nkesa tek autoritetet përkatëse.
“Për shumë vite nuk folëm dhe është faji ynë. Sepse i thoja motrës sime të divorcohej, por ajo kishte frikë. Bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar, me para, por ajo nuk mundi të përballonte. Ai u thoshte fëmijëve ‘qëndroni larg, mbylleni gojën’ dhe e rrihte para tyre”, shtoi motra e 36-vjeçares.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 07:11 Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët