English

Vrasja në Postribë, ngujohet familja e autorit, pajtuesit e gjaqeve nisin misionin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Unë jam në ngujim. Ka qysh ditën që e kam marrë vesh, pas dy ditëve që e kam marr vesh, nëpërmjet mediave, përmes shtetit”.

- Advertisement -

Ky është Rrustem Hasaj, babai i Arjon dhe Klisman Hasaj autorë të dyshuar të vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç në Postribë.

“Unë jam i ngujuar, shumë i rënduar nga gjendja ekonomike prandaj i lutem shtetit, i lutem drejtësisë, i lutem popullit, që të vejnë dorën në zemër”, thotë – Rrustem Hasaj, babai i autorëve të dyshuar të vrasjes.

Në gjendje shumë të rënduar psikologjike, Hasaj thotë se nuk ka pasur asnjë dijeni për ngjarjen, ndërsa thekson se me babanë e viktimës ka pasur njohje të vjetra.

“Nuk kam asnjë lloj dijenie, asnjë lloj çështjeje, po e ka çuar zoti me ndodh, rreziku im dhe i tij. Kam njohje e kam pas shoqëri e, kam qenë 8 vjet në një klasë me të. S’kemi pasur mosmarrëveshje kurrë me te as me fisin e tij. As me një në katund. Kjo më ka rënë bombë në shtëpinë time. Me këtë fatkeqësi që na ka ndodhur dy palëve unë e kam bërë dhe një deklaratë i kam kërkuar ndjesë fshatit, familjes, fisit. Unë sot kam nevojë për shtetin, kam nevojë për individin se më ka lanë 4 fëmijë, jam pa shtëpi mbi krye. Jam në gjendje ekonomike shumë të dobët”, shprehet ai.

Kryetari i shoqatës së misionarëve të paqes dhe pajtimit të Shqipërisë Dedë Shullani vizitoi familjen Hasaj me shpresën për të vendosur komunikimin mes dy familjeve.

“Qëllimi jonë ishte të komunikojmë me familjet që iu ka ndodhur fatkeqësia dhe rreziku me pas një kohe shumë të mirë dhe të shpejt. Falenderoj shtetin këtu që një kohë rekord e ka zbuluar krimin dhe ka çuar autorët para përgjegjësisë. Pas një jave ne si shoqatë dolëm, komunikuam me familjen që ka ndodhur fatkeqësia me qëllim që mes dy familjeve, me kalimin e kohës dhe qetësimin e gjendjes të bëhen urë komunikimit të dy familjeve që të arrijnë në një pikë qëllimin që t’i lëmë familjet të jetojnë në paqe. Familja e tij ishte në një gjendje katastrofike, njerëz me probleme ekonomike, pa shtëpi, pa ekonomi, pa asgjë në botë. Ne e intervistuam babën e tij dhe sipas dijenisë së tij, pyetjet që i bëmë babai thoshte që nuk kam dijeni për ngjarjen që më kanë kryer fëmija. Ishte i përulur, i mërzitur”, thotë Shullani

Shullani thotë se gjakmarrja vijon të jetë një fenomen shqetësues në të gjithë vendin.

Sa i takon ngjarjes, po vijojnë hetimet për të dokumentimin e plotë të saj ndërsa burimet bëjnë me dije se më herët në polici është bërë një denoncim nga vajza për dhunë nga i ndjeri Ramazan Mataj e cila pritet të provohet nga policia.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?