Ngujohet familja Hasaj në Shkodër, frikë për hakmarrje pas vrasjes së 33-vjeçarit

10 Janar 2025 | 16:31

Pak ditë pas arrestimit të dy vëllezërve që u prangosen si persona të dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj, familja e Arjol dhe Klisman Hasaj është ngujuar nga frika për një hakmarrje të mundshme.

Ndërkohë këtë të premte, para Gjykatës kanë dalë dy vëllezërit e akuzuar si organizator dhe ekzekutorë të bashkëfshatarit të tyre.

Edhe pse avokatët kanë kërkuar një masë më të butë për vëllain e vogël, Klisman Hasaj me argumentin se nuk ka pasur dijeni për ngjarjen, sërish gjykata vendosi burg pa afat për të dy të dyshuarit. Në seancë ata nuk kanë folur para trupit gjykues, ndërsa prokurorja e çështjes theksoi se prova që vërteton se vrasjen e kanë kryer dy vëllezërit është rezultati balistik i armës së gjetur në oborrin e banesës së familjes Hasaj.

Kjo provë, e cila përkon 100% me plumbat dhe gëzhojat e gjetura në vendngjarje, konfirmon se autorët të mundshëm janë dy vëllezërit e arrestuar.

Sakaq, sa i përket ngjarjes, pas vrasjes së Ramazanit, autori i ka shkuar edhe në ceremoninë e varrimit për të hequr dyshimet se mund të ishte ai autori. Kujtojmë se ngjarja ka ngjallur frikë mes dy familjeve në fshatin Dragoç, ndërsa babai i autorit ka theksuar se nëse djali i tij shpallet fajtor, të vuajë dënimin që meriton.

Vrasja e 33-vjeçarit u krye për të mbrojtur nderin e familjes, deklaroi pas arrestimit 29-vjeçari Arjol Hasaj, pasi viktima kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore me motrën e autorit. Fakti se Ramazani kishte përhapur fjalë dhe video intime të motrës së autorit, nxiti këtë të fundit të ndërmerrte aktin e rëndë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026

Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)

Vila e famshme Certosa në Sardenjë, rezidenca luksoze që i përkiste ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i është shitur familjes mbretërore të Katarit, dinastisë Al Thani,...
15:37 | 24/06/2026

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026