“Vrasja për gjakmarrje”, burg për Habib Rexhën
Arjan Gosa u qëllua me plumb në kokë më 21 maj në Kavajë dhe për pasojë humbi jetën. Për ngjarjen akuzohet Habib Rexha për të cilin sot u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”.
Ndërkohë shoferi që e shoqëronte, Ervis Kurti do të vuajë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Sipas gjykatës Rexha ka kryer vrasje me motive gjakmarrje duke qenë se vëllai i tij ka humbur jetën në një konflikt me vëllain e viktimës së 21 majit.
Arjan Gosa është vëllai i Armand Gosës që humbi jetën më 29 Mars në Kavajë gjatë një konflikti me Altin Rexhën, ku edhe ky mbeti i vrarë. Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë. Si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën.
Vëllezërit Gosa qenë përfshirë dhe në një krim tjetër. Në nëntor të vitit 2012, në lagjen nr.2, Kavajë, vëllezërit Arian Gosa dhe Armand apo Edmond Gosa, pas një grindjeje banale që Arian Gosa kishte pasur një ditë më parë me Gentian Gjuzin, janë përplasur me Gjuzin, në momentin kur ai po dilte nga një dyqan.
Në grindje e sipër vëllezërit Arian dhe Armand Gosa e kanë goditur Gentian Gjuzin duke e plagosur rëndë.
Ngjarja u mor përsipër nga Armand Gosa që u dënua nga gjykata e Kavajës me 2 vite burg, ndërsa Gjuzi i goditur me kazëm në kokë vdiq disa muaj më pas në spital.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë