“Vrasja tek ish-parku për vetëmbrojtje”, avokati: Familja nuk preket, nuk ngacmohet
Avokati Ermal Hamataj, i ftuar në emisionin Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, u shpreh se rasti i vrasjes së Egli Pashollarit tek ish-parku dy ditë më parë nuk ishte një vrasje me dashje, por një vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes, e cila sipas tij i ka kaluar limitet.
Sakaq, avokati theksoi se vrasja e 31-vjeçarit ishte gjithashtu një vrasje në kushtet e një tronditjeje momentale, të cilën e lidhi me faktin se në momentin kur një anëtar i familjes preket, instinkti i njeriut është që të reagojë, pavarësisht dëmit që mund të shkaktojë.
“Nuk më duket se është vrasje me dashje, për mua është në kushtet e vetëmbrojtjes, por duke i kapërcyer elementët e vetëmbrojtjes. Ligji e ka parashikuar në këtë formë, të bësh një veprim në kushtet e tronditjes së fortë psikike.
Ne jemi qenie njerëzore që brenda habitatit tonë vendosim disa limite dhe këto limite nuk na i ruan ligji, por na i ruan egoja. Egoja thotë që anëtari i familjes nuk preket. Egoja thotë se nëse anëtari i familjes preket, ti do reagosh. Pastaj këtu egoja jonë bie ndesh me ligjin, sepse shumë veprime që bëhen për shkak të egos përfundojnë duke shkelur ligjin dhe duke kryer një vepër penale.
Ajo që ka ndodhur aty, edhe në botën më të qytetëruar, jam i sigurt që në kushtet e një tronditjeje momentale mund të ndodhte, sepse nuk shikoj askënd që është nisur për të vrarë dikë, por shikoj një konflikt i cili ka degjeneruar me grushta dhe ndoshta me përdorimin e armëve të ftohta, sepse një person që kërkon të të vrasë nuk të turret mbrapa makinës për të thënë ndalo, sepse ka forma të tjera sesi kryhet vrasja, por thjesht është instinkt i një individi për të mbrojtur atë barrierë mbrojtëse që kjo është e imja.
Ne duhet të flasim për mënyrën sesi jemi rritur, në ambientin sesi jemi rritur dhe atë çfarë na karakterizon. Pra, ballkanasit janë tipa sanguinë, është një nga këto klasifikimet që vendime të mira ose të këqija i marrin në të qindtën e sekondit dhe kjo nuk ka të bëjë me faktin se ne jemi njerëz të këqij, ka të bëjë me faktin sesi jemi rritur”, u shpre avokati.
Dita e 48-të, qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë. Marshim në rrugët e Tiranës
Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona