Vrasje e trefishtë në Mal të Zi, mes viktimave dy vëllezër shqiptarë! Autori në kërkim (EMRAT)

21 Prill 2026 | 15:49

Një vrasje e trefishte është regjistruar këtë të martë në Mal të Zi. Sipas raportimeve të “Vijesti”, tre persona janë vrarë në lagjen që njihet si “Aeroporti i Vjetër” në Podgoricë.

Në mesin e të vrarëve janë dy vëllezër shqiptarë nga Rozhaja të identifikuar si Denis Hoti 28 vjeç dhe Nezrin Hoti 27 vjeç. Policia është në kërkim të autorit të dyshuar, Vehid Muric nga Rozhaja.

Krimi dyshohet se ka ndodhur gjatë natës në një banesë me qira. Sipas policisë, i dyshuari nga Rozhaja vrau tre shokët e tij, me të cilët ishte në Podgoricë duke punuar në një kantier ndërtimi.

“Dyshohet se këtij akti kriminal i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale midis personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja”, ka njoftuar Policia.

Sipas informacioneve paraprake, krimi ka shumë të ngjarë të jetë kryer duke përdorur një armë të ftohtë.

I dyshuari besohet se ka shkuar në qytetin e tij të lindjes mbrëmë pas krimit, ku ai gjithashtu kreu dhunë ndaj nënës së tij në shtëpinë e familjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
19:31 | 08/07/2026

Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian. Sipas Bardhit,...
17:56 | 08/07/2026

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Menjëherë pas marrjes...
17:21 | 08/07/2026