Vrasje me thikë në Fier, humb jetën 19-vjeçari

11 Mars 2024 | 12:02

Një sherr ka ndodhur pak minuta me parë në qendër të qytetit të Fierit, ku për pasojë 19-vjeçari i identifikuar si Grei Bihuci, ka humbur jetën pasi është plagosur me thikë nga njën 18-vjeçar

Burime bëjnë me dije se i riu ka qenë nxënës i shkollës “Petro Sota” dhe studionte për teknologji informacioni.

“Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi Fatjon Muka, 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Grei Bihuci, 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital”-njoftoi policia.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Olsi Serjani, 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Fatjon Muka dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026