Baza e armëve dhe municioneve në Durrës, lihen në burg të arrestuarit

11 Mars 2024 | 11:51

“Arrest në burg” vendosi gjykata e Durrësit për Hekuran Troplini dhe Emiliano Pashon, dy të arrestuarit për bazën në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku ruhej arsenal armësh e municionesh në shërbim të grupeve kriminale.

Troplini 20 vjeç dhe Pasho,19 vjeç, të dy banues në fshatin Shkallnur u ndaluan të shtunën pas operacionit të policisë së Durrësit. Arrestimi i njërit prej tyre u filmua edhe nga droni i policisë, pasi ai tentoi që t’u largohej efektivëve. Veshur me xhup të zi e me kapuç në kokë, në tentativë për t’u arratisur, ai u fut nëpër ullishte duke vrapuar, por më pas u rrëzua dhe u arrestua nga policia.

Dy të rinjtë mbanin të fshehura armë zjarri luftarake kallashnikovë që më pas ua shisnin grupeve kriminale.

Brenda në bazë u gjetën 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur dhe transportuar armët e municionin, me qëllim shitjen,  63 700 lekë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te...
13:10 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026