Vrasjet në Velipojë| Artan Hoxha: Zjarri është ndezur, s’mund të ngujosh një fis

20 Gusht 2024 | 16:44

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku dy persona, shtetasit Ardis Ishmi dhe Ersid Hoxha, u vranë me armë zjarri.

Gazetari Artan Hoxha tha teksa ishte i ftuar në Euronews Albania se i trembej hakmarrjes që mund të pasojë kjo ngjarje.

Kjo pasi sipas Hoxhës, rrjeti fisnor në ato zona është i madh dhe është e vështirë që të kontrollohen veprimet e tyre, prandaj ai bëri thirrje që të qetësohen sa më shumë gjërat, që të mos kalohet në veprime të tjera ekstreme.

“Janë humbur jetë njerëzisht 22-vjeç, 33-vjeç. Janë mosha të reja. Ajo që unë kam më shumë frikën aty është të mos i hidhet më shumë benzinë zjarrit dhe të qetësohen sa më shumë që të jetë e mundur, sepse rrjeti fisnor aty… kalon në një zinxhir që zgjerohet.

Dhe nëse hyjmë në atë zinxhirin e frikshëm të hakmarrjes i cili nuk godet më vetëm personat përgjegjës, por edhe personat afër tyre. Ti mund të ruash një familje, por nuk mund të ruash dot një fis të tërë. Nuk mund të çosh në ngujim një fis të tërë.

Megjithatë thashë që jemi në hapat e para të hetimit dhe zbardhjes së kësaj ngjarjeje. E para për të kuptuar qartësisht se me çfarë kishin të bënin dhe si përfunduam në këtë situatë dhe së dyti kush janë personat përgjegjës që lejuan që kjo situatë të vinte në këtë pikë që është dhe me pasoja kaq të rënda”, tha Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026