Vrau kolegun në komisariat, Apeli ul dënimin për ish-policin Ludjan Zaimi
Gjykata e Apelit në Tiranë ka ulur në 30 vjet burgim dënimin e dhënë për ish-policin Ludjan Zaimi, i cili një më 23 maj të vitit 2022 vrau me armë zjarri kolegun Çaush Saliasi.
Në shkallën e parë ai u dënua me 35 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”.
Apeli ka ulur dënimin e dhënë por ka rikualifikuar edhe veprën penale në “Vrasje me paramendim”.
Ngjarja e rëndë ndodhi brenda ambienteve të komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku ish-polici Zaimi vrau me armën e shërbimit kolegun pas një konflikti të çastit.
Mes viktimës, i cili shërbente prej 20 vjetësh në polici dhe autorit ndodhi një konflikt banal që përfundoi me përdorimin e armës.
Zaimi qëlloi të paktën me 6 plumba ndaj kolegut duke e lënë të vdekur në vend.
25-vjeçari deklaroi pas ngjarjes se veprimi i tij ka ardhur si akumulim i sjelljeve të përsëritura të viktimës dhe kolegëve.
Sipas Zaimit, këto sjellje kishin të bënin me fjalorin denigrues dhe veprimeve bullizuese, teksa shtoi se kanë pasur përplasje edhe më parë me njëri-tjetrin.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare