Vrau kunatën, fqinjët: 43-vjeçari vuante nga depresioni, punonte në gomisteri
Kanë folur për mediat fqinjët e familjes ku ndodhi krimi mëngjesin e ditës së sotme ku 43-vjeçari Roland Sinani vrau me armë zjarri nusen e vëllait Migena Sinani 37-vjeç.
Sipas fqinjëve të familjes Sinani, autori i krimit, Rolandi dhe familja e vëllait jetonin në një banesë private një katëshe në Shkozë në kushte të vështira ekonomike.
Ata tregojnë jashtë kamerave situatën në të cilën jetonte familja teksa vetëm 4 ditë më parë kishin festuar 4 vjetorin e djalit të madh zë çiftit.
“Në familje punonte vetëm vëllai i Rolandit, Erjoni si taksist turni i tretë dhe Rolandi në një servis gomash në ‘Ali Dem’. Nusja Migena ishte e papunë dhe Erjoni (bashkëshorti), kujdeseshin për 2 fëmijët e mitur por edhe për 2 prindërit e sëmurë. Rolandi kishte muaj që trajtohej për shkak se vuante nga depresion. Nuk kanë pasur konflikte në familje kanë shkuar shumë mirë. Nusja flinte në krevat me vajzën 2 vjeçe e cila ka qenë dëshmitare në ngjarje, djalin tjetër 4 vjeç e kishte lënë prej disa ditësh tek dajat e tij”- thonë ata.
Burime bëjnë me dije se pjesë e personave të pyetur, janë edhe stafi i një lokali pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja.
Dyert e lokalit ishin të hapura deri në orët e para të mëngjesit për shkak të një organizimi festiv.
Njëri prej tyre pretendon se në dy momente ka parë lëvizje gjatë frekuentimit të rrugës, e konkretisht të Roland Islamit në oborrin e banesës së tij. Ka qenë kohë e përafërt me momentin kur ka ndodhur ngjarja, por mohon të ketë dëgjuar krisma
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë