Kushi nënshkruan marrëveshje për Albanologjinë me universitetin prestigjoz në Mynih

8 Prill 2023 | 09:35

Ministria e Arsimit dhe Sportit tashmë ka një marrëveshje të re me Universitetin “Ludëig-Maximilians” në Mynih, për mbështetjen e mësimdhënies dhe hulumtimit shkencor në degën e studimeve të Albanologjisë.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

“Jam entuziaste për nënshkrimin e marrëveshjes së re me Universitetin e Mynihut ‘Ludëig-Maximilians’ Gjermani, për mbështetjen e mësimdhënies dhe hulumtimit shkencor në Albanologji, me qëllim ruajtjen dhe vijimësinë e programit të studimit ‘Master në Albanologji’ në këtë universitet” – shkruan Ministrja Kushi.

Kjo marrëveshje lidhet për një afat të pakufizuar dhe nënshkrimi i saj përkon me fillimin e studimeve për ciklin Master për sezonin pranveror.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, ishte edhe drejtuesi i Katedrës së Albanologjisë në këtë universitet në Mynih, njëherësh lektor i gjuhës shqipe, Prof. Dr. Bardhyl Demiraj.

Aktualisht, në degën e Albanologjisë janë të regjistruar 11 studentë, ndërkohë që gjuhën shqipe e studiojnë aktualisht edhe 30 studentë të degëve të tjera.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026