“Vrau objektivin dhe u fut në negociata”, Hoxha: Ngjarja në burg, e planifikuar…

16 Dhjetor 2023 | 12:53

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se  mënyra se si Sokol Mjacaj kreu ekzekutimin e Arben Lleshit në burgun e sigurisë të lartë në Peqin, të bën të mendosh se kjo ngjarje ka qenë e planifikuar me detaje.

Hoxha hodhi poshtë mundësinë që Mjacaj t’i ketë marrë pistoletën njërit prej policëve të brendshëm, pasi ata janë të paarmatosur, kjo sipas gazetarit të shtyn të mendosh që arma ka ardhur posaçërisht për të që ai të kryente pikërisht ekzekutimin e Lleshit.

“Kjo ngjarje ka qenë e planifikuar deri në detaje. Ai ka qëlluar bëri vrasjen, për t’i shpëtuar një kundër-reagimi të sigurisë së jashtme të burgut, që janë të armatosur, ai ka hyrë në një pjesë të pasme te pjesa e pasme e kuzhinës dhe është korridori që të çon te sektori ku zhvillohen takimet me familjarët. Ai gjeti familjarë të rastësishëm aty dhe ka marrë peng.

Nga dëshmitë që kanë dhënë pjesëtarët e stafit të burgut, deri tani thuhet se nuk ka pasur peng, ndërsa të dënuarit më thonë se ka pasur pengje. Është fakt që ai ka hyrë në këtë sektor dhe ka negociuar edhe me drejtorin e burgut edhe me drejtorin e përgjithshëm të burgjeve. Ai ka qenë i armatosur, por nuk e ka përdorur më armën.

Kjo do të thotë se ai ka qenë i qartë për objektivin që ka pasur, nuk ka pasur synim të dëmtojë as të tjerë e as veten. Një i dënuar me burgim të përjetshëm mund të vrasë sa fishekë të ketë. Ai ka bërë vrasjen dhe ka ditur ku të qëndrojë. Ai ka negociuar, është siguruar që nuk do ketë eleminime. Atje ka shkuar edhe Renea, por nuk ka vepruar pasi nuk ka qenë e nevojshme”,-tha Artan Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026