Vreto: Foltorja e Berishës, një Parti Socialiste e dytë
Kryetari i Partisë Demokratike dega Librazhd, njëherësh kandidati i mbështetur nga Enkelejd Alibeaj për këtë bashki, Bujar Vreto e ka cilësuar foltoren e Sali Berishës një Parti Socialiste të dytë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Vreto u shpreh se në primaret e PD-së të zhvilluara më 4 dhjetor votuan punonjës të bashkisë dhe nxënës.
Sipas tij, në këtë proces ku morën pjesë simpatizantë, Partia Socialiste ka ndikuar për të përcaktuar fituesin.
“Qytetarët e lirë, intelektualët, demokratët e ndershëm dhe jo ata që kanë përfituar nga karriget e pushtetit, le të bëhen bashkë, ndërsa ne do të jemi në një front për të mundur të keqen e Librazhdit, Partinë Socialiste numër një dhe Partinë Socialiste numër dy. Pjesa e foltores.
E thashë, ditën e votimeve që janë bërë në 4 dhjetor për primaret, me këtë mënyrën për simpatizantët, kanë votuar punonjës bashkie, kanë votuar mbi 80 nxënës shkollash, kanë votuar edhe demokratë të ndershëm edhe të mirë, të cilët e kuptuan se çdo të thotë që Partia Socialiste të përcaktojë rivalin “, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte