“Vriten njerëzit si lepuj”, Noka përmend Ervis Martinajn në komision
13 Shtator 2022 |
15:24
I shumëkëruari, Ervis Martinaj nuk ka mbetur pa u përmendur edhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Ka qenë deputeti Flamur Noka ai që e ka ngritur si shqetësim, duke vënë në dukje se nuk dihet ku është Martinaj.
“A është zhdukur? A është gjallë? A mos ka ikur? A mos është edhe ai këtu? Ndodh një situatë e tillë dhe shteti ngre duart lart. Të vriten njerëzit si lepuj, kjo ndodh vetëm në Shqipëri”, tha Noka gjatë fjalës së tij.
“A e dini ju sot, që sot, qytetarët nuk guxojnë të shkojnë një denoncim apo telefonatë, sepse pa u mbyllur telefonata, krimineli u shkon në shtëpi. Është ajo që tha Gledis Nano, dekonspirohen. Edhe unë kam frikë t’ju bëj telefon se mund të më dekonspironi”, tha deputeti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Agjenti i Ervis Martinajt kërkon lirinë, Apeli i shqyrton kërkesën
- Arrest me burg për agjentin e policisë që ndihmoi Ervis Martinajn të largohet
Lajme të Sugjeruara
Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
Konferenca e Kryetarëve ka miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste propozimin për shtyrjen e afatit të reformës zgjedhore deri në muajin nëntor. Propozimi u...
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)