Vuante dënimin në Shqipëri për trafik droge, ndërron jetë shtetasi italian
Një shtetas italian, i dënuar për trafik droge në Shqipëri, ka ndërruar jetë në Spitalin Onkologjik.
Viktima është shtetasi Cristiano Trapani, lindur në Torrice dhe banues në Frosinone. Ai u transferua mëngjesin e kësaj të marte në Spitalin Onkologjik, ku ndërroi jetë pas një arresti kardiak.
Pacienti ishte shtruar më datë 28.10.2024 në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) me diagnozën: Limfadenopati për determinim. Gjatë qëndrimit në QSB, ai iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike të nevojshme. Pas konsultimeve me ekipin mjekësor, iu rekomandua ndërhyrje kirurgjikale për marrjen e biopsisë, e cila ishte planifikuar të kryhej në Spitalin Onkologjik.
Cristiano Trapani vuante një dënim prej 8 vjetësh për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.” Dënimi i tij ishte caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër më 16 nëntor 2022, bazuar në nenin 283/a-22 të Kodit Penal shqiptar. Gjithashtu, në shtator të këtij viti, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte konfirmuar ligjshmërinë e arrestit të tij për të njëjtat akuza.
“Shtetasi italian Cristiano Trapani, atësia Umberto, mëmësia Panicia Santa, i datëlindjes 09.11.1960, lindur në Torrice dhe banues në Frosinone, Ceccano, Itali, me statusin e të paraburgosurit, i transferuar nga IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë sot, më datë 19.11.2024, në Spitalin Onkologjik “Nënë Tereza” në Tiranë, rreth orës 11:30, pas një arresti kardiak”, njofton drejtoria e burgjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan