Vuçiç bisedon me Zelenskyn për “agjendën ndërkombëtare”

5 Nëntor 2025 | 19:38

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, rreth raporteve mes dy shteteve, integrimeve evropiane dhe “agjendës ndërkombëtare në periudhën e ardhshme”.

“U pajtuam që ekziston hapësirë për mbështetje reciproke, mbi të cilën do të vazhdojmë të punojmë së bashku”, shkroi Vuçiçnë Instagram, pa dhënë detaje të tjera për këtë çështje.

Ai shtoi se me Zelenskyn u pajtuan që të mbajnë kanale të hapura komunikimi edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në X se bisedoi me Vuçiçin edhe për mundësitë e bashkëpunimit në sigurinë rajonale.

“Vendet tona e ndajnë këtë interes dhe do të punojmë mbi të. Rishikuam agjendën ndërkombëtare për të ardhmen e afërt dhe u pajtuam që të qëndrojmë në kontakt dhe të vazhdojmë koordinimin”, shkroi Zelensky.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026