“Vuçiç doli kokëulur nga takimi me Macron”, gazetari: Ç’ndodhi pas perdeve të zeza

9 Prill 2024 | 11:39

Gazetari shqiptar në Paris, Selam Hajrizi, ka zbuluar për Euronews Albania, detaje nga vizita e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Paris.

Hajrizi tha se Vuçiç u zhgënjye nga pritja e Macron, ku pas perdeve të zeza të takimit pa kamera, atij iu bënë kritika për sulmin në Banjskë, si dhe iu kërkua arrestimi i organizatorëve.

“Presidenti serb ka dalë i zhgënjyer nga takimi me Presidentin Macron. Siç duket presidenti Vuçiç nuk e ka pritur që menjëherë Presidenti Macron ta dënojë sulmin në Banjskë dhe menjëherë të kërkojë që autorët e sulmit të arrestohen dhe të dalin përpara drejtësisë. Po ashtu Macron e ka bërë të qartë se të dyja palët kanë bërë diçka për avancimin e dialogut, ndërkohë që Presidenti serb tha se pala tjetër nuk ka bërë asgjë. Vuçiç tha se Kosova nuk ka bërë asgjë për dinarin dhe Asocacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, tha Hajrizi.

Vuçiç harron se plani franko-gjerman është hartuar nga këshilltarët e Macron dhe këshilltarët i bëjnë me dije zhvillimet presidentit.

Gjithashtu gazetari shtoi se Macron është i mirëinformuar për afërsinë e Vuçiç me Moskën dhe ndaj reagimi i tij ka qenë i ashpër në takimin jashtë kamerave.

“BE është duke e parë lojën e Vuçiçit me Moskën dhe presidenti Macron dhe ekipi i tij janë të acaruar, mirëpo kanë po ashtu interesat e tyre strategjike dhe ekonomike dhe ndaj nuk mund të tregohen të ashpër në deklarata, por përdorin gjuhën diplomatike, gjuhën e drunjtë. Mirëpo pas perdeve të zeza gjërat janë ndryshe, pasi këshilltarët e informojnë Macron në lidhje me veprimet e Serbisë dhe afrimin e Vuçiç me Moskën”, tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026