Vuçiç drejt deklarimit të qëndrimit të Serbisë për sulmin rus
Presidenti serb Vuçiç do të bëjë publik qëndrimin e Serbisë për situatën Rusi – Ukrainë, të premten.
Pritet që në orën 16:00 të mbahet seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi, ku do të diskutohet për situatën në rajon dhe Ukrainë.
Kërkesës së Bashkimit Evropian të mërkurën për të mbështetur sanksionet kundër Rusisë pasi Putin njohu pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainë, Vuçiç tha se do i përgjigjej brenda 48 orëve.
Por brenda këtyre 48 orëve ka pasur zhvillime dramatike në Ukrainë, pasi Putini sulmoi të gjithë territorin duke sjellë si pasojë mbi 130 të vdekur, mes tyre të paktën 25 civilë, dhe qindra të plagosur.
Serbia ka marrëdhënie të mira diplomatike me Rusinë, por njëkohësisht synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Ndaj qëndrimi i Serbisë në këtë situatë do të jetë vendimmarrës për të ardhmen e vendit.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 15:39 Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 15:16 Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim të akuzuarit
- 15:04 Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër
- 14:51 12 efektivë të dëmtuar gjatë protestës para Parlamentit, policia zbardh EMRAT
- 14:42 Protestuesit përplasen me faturinon dhe shoferin e autobusit të Tufinës (VIDEO)
- 14:31 Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj