“Vuçiç ka frikë për jetën”, befason Çanak: Ja çfarë rrezikon prej Milan Radoiçiçit

6 Korrik 2024 | 09:21

Nenad Çanak, ish-politikan dhe publicist serb tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndihet i kërcënuar nga Milan Radoçiç.

Sipas tij, arsyeja pse Serbia nuk e dorëzon Radoiçiçin, njërin kryesor të akuzuar për ngjarjen e Banjskës, në Prishtinë lidhet me frikën se nëse ky i fundit flet, zbulon lidhjet e fshehta me Rusinë.

“Kjo është shumë e thjeshtë. Vendimmarrësit në Serbi, së pari Aleksandër Vuçiç, e dinë shumë mirë se nëse dorëzojnë Radojiçiç, ai do të fillojë të flasë. Nëse ai fillon të flasë, atëherë do të hapet kutia më të vjetër e Pandorës të rrjeteve internacionale, pra me Rusinë, në të gjithë rajonin,  do të zbulohet udhëheqja serbe në të gjithë këtë, do të zbulohen ministra të caktuar në qeverinë serbe, e kështu me radhë. Dhe mendoj se kjo është arsyeja pse Radojiçiç nuk do të dërgohet në Prishtinë”, tha ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi

Analisti Ben Andoni, i ftuar këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews, ka folur lidhur me deklaratat e ministres serbe për...
19:25 | 18/07/2026

“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë

Në një lidhje live nga Prishtina për Euronews Albania me Franko Egro në Balkan Talks, studiuesi i gjeopolitikës, dr. Sadri Rambaja, u shpreh se deklarata...
18:47 | 18/07/2026

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026