Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, diskutime për Kosovën

8 Shtator 2022 | 16:36

Të shtunën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Radio Televizioni i Serbisë, raporton se mbledhja do të mbahet më 10 shtator dhe se pritet që temë kryesore të jetë “situata në Kosovë dhe sfidat e sigurisë”.

Gjithashtu, pritet të diskutohet për sigurinë energjetike dhe përgatitjet për dimër.

Këshilli do të mblidhet menjëherë pas vizitës së të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe të këshilltarëve të Gjermanisë dhe Francës për dialogun, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune.

Ndërkohë, kjo mbledhje vjen pas arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet në kufi.

Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar negociata për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2011.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026