“Vuçiç na kërcënoi nga Brukseli”, Kurti: S’njeh integritetin territorial të Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha në një konferencë për mediat se presidenti i Serbisë ka shkelur edhe marrëveshjen bazike, duke refuzuar njohjen e integritetit territorial të Kosovës.
Ai tha se në vend që Serbia të ekstradojë grupin terrorist të Radoiçiçit, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, po e “kërcënon” Kosovën edhe me deklaratat e lëshuara në Bruksel
“Mbrëmë morëm vesh se presidenti i Serbisë kërcënon dhe i përmbush ato kërcënime me këto letra që thonë tre gjëra. Serbia nuk e njeh Kosovën, është kundër anëtarësimit të Kosovës në kombet e Bashkuara dhe nuk e pranon integritetin territorial të Kosovës, kjo e treta është një shtesë se dy të parat i kemi dëgjuar edhe më herët.
Është qartazi tendencë për sulm ndaj Kosovës deklarata e tillë e papërgjegjshme, se integriteti territorial i Kosovës, na qenka i papranueshëm. Kosova më 24 shtator ka përjetuar cenim të integritetit territorial, të sovranitetit shtetëror dhe të sigurisë kombëtare.
Në vend që të kemi ekstradim të grupit të Radoiçiçit, ne kemi kërcënime të tilla nga Brukseli të presidentit të Serbisë për integritetin territorial të Kosovës. Me ato deklarata është shkelur edhe marrëveshja bazike dhe ajo e Ohrit, ku për integritetin territorial thuhet në pinën e tretë, citon “ të vetëdijshëm për pacenueshmërinë e kufijve dhe respektin për integritetin territorial dhe sovranitetit dhe njohjen e pakicave kombëtare si një kusht bazë për paqen”. Deklarata e djeshme është shkelje e pikës së tretë”,-tha kryeministri Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë