Vuçiç i kërkon ndjesë Kremlinit për mbështetjen e rezolutës së OKB: Gabim teknik

25 Shkurt 2025 | 14:06

Rusia ka thënë se e ka pranuar ndjesën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi udhëheqësi serb deklaroi se si pasojë e një “gabimi teknik” u dha një “votë e gabuar” për një rezolutë për Ukrainën në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Reagimi i shpejtë rreth votimit aksidental të vendit të tij në favor të një rezolute antiruse në OKB e ka gëzuar Moskën”, ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë për media, më 25 shkurt, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Peskov ka theksuar se Rusia e kupton se ky ishte “një gabim i vërtetë”.

“Gabimet teknike ndodhin”, ka shtuar ai.

Të hënën, më 24 shkurt, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një projektrezolutë ukrainase-evropiane në përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës, duke riafirmuar mbështetjen për Ukrainën dhe për integritetin e saj territorial.

Serbia votoi në favor të miratimit të tekstit të rezolutës.

Vuçiç tha më pas se delegacioni serb kishte votuar “gabimisht” për rezolutën, dhe se duhej të kishte abstenuar.

Ai u kërkoi falje qytetarëve të vendit të tij, dhe tha se “e bart vetë përgjegjësinë për këtë”.

Serbia, bashkë me Turqinë, është vendi i vetëm kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nuk i është bashkuar sanksioneve të Brukselit kundër Rusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)

Një zbulim me vlera për trashëgiminë kulturore është bërë në fshatin Rromës, në Bashkinë e Selenicës, ku gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji...
12:00 | 27/07/2026

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të...
11:04 | 27/07/2026

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe...
10:54 | 27/07/2026