Vuçiç në Kuvend: Serbia nuk do ta njohë drejtpërdrejt apo tërthorazi Kosovën

13 Shtator 2022 | 11:26

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke iu drejtuar deputetëve në seancën e posaçme të Kuvendit për Kosovën, tha se është e rëndësishme t’u ofrohet njerëzve atë që është realisht e mundur.

Ai deklaroi se “histeria e bashkësisë ndërkombëtare” për shkak të konfliktit në Ukrainë reflekton edhe në luftën e Serbisë për interesa kyçe shtetërore.

Vuçiç theksoi se nuk do ta njohë Kosovën drejtpërdrejt apo tërthorazi dhe as nuk do të heqë dorë nga lufta legjitime për interesat kombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare, shkruan Euronews Serbia.

“Rreziku është i afërt, objektiv dhe serioz dhe për këtë mund ta dëshmojnë më së miri përfaqësuesit e popullit serb. Serbia nuk ka marrë pjesë në gjenerimin e krizës në asnjë mënyrë. Pavarësisht gjithçkaje, Serbia është e gatshme për dialog”, theksoi ai.

Sipas tij, e drejta e përdorimit të letërnjoftimeve serbe është mbrojtur si një arritje e rëndësishme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026