Vuçiç në Tiranë: Pse nuk doja të vija në Samit, do mbrojmë interesat e Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Tiranë.
Në një deklaratë për mediat ai shpjegoi arsyen se përse në fillim refuzoi të merrte pjesë në Samit, ndërsa shtoi se mbeten të përkushtuar ndaj procesit të dialogut me Kosovën.
“Pati një sërë çështjesh të ndryshme. Disa reagime për çështjen e dialogut, kjo ishte arsyeja kryesore, por pas diskutimeve që zhvilluam brenda shtetit vendosëm të vinim të diskutonim të gjitha çështjet. Mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe jemi të vendosur drejt rrugës së BE. Do na duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare në përputhje me Kushtetutën tonë. Unë jam vetëm realist dhe jam këtu të shpjegoj qëndrimin e Serbisë. Janë dy lajme të mira që kanë të bëjnë me çështjen e energjisë.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Liberalizimi i vizave, Osmani: BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra
- FOTO | Vuçiç dhe Rama bisedë “kokë më kokë” para samitit
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë