Vuçiç, Osmani, Begaj, Rama e von der Leyen në një foto, simbolika e fortë nga Tirana

15 Maj 2025 | 21:51

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian, i pari që mbahet në Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në rrjetin social X, von der Leyen publikoi një foto nga Tirana, të cilën e shoqëroi me një mesazh simbolik:

“Çfarë simboli i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët.”

Në fotografinë e publikuar shfaqen dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Kallas e kritikoi publikisht Vuçiç një javë më parë, duke theksuar se shtetet anëtare të BE-së kanë shumë pyetje për presidentin serb, veçanërisht lidhur me atë se kush është vërtet mik i Serbisë.

Ndërkohë, Zyra e Presidentes së Kosovës e ka cilësuar vizitën e Vuçiçit në Moskë si “të kundërt me vlerat dhe parimet euro-atlantike”.

Prania e Vuçiçit ka tërhequr vëmendje të veçantë, pasi ai mori pjesë vetëm disa ditë më parë në paradën e fitores në Moskë, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun kinez Xi Jinping. Kjo vizitë ka ngjallur kritika nga Perëndimi.

Megjithatë, presidenti serb ka deklaruar së fundmi se “Serbia mbetet e përkushtuar ndaj planit të saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe dëshiron të përshpejtojë përpjekjet për anëtarësim.”

Statusi i plotë i Ursula von der Leyen

“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian.

Ky është i pari në Ballkanin Perëndimor.

Çfarë simboli i fuqishëm.

Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet shumë më tej se kufijtë e Bashkimit Evropian.

Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, shkruan Ursula von der Leyen.

Axhenda e Samitit

Tirana mirëpret sot Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje me rëndësi të veçantë që mbledh në kryeqytetin shqiptar 47 liderë nga e gjithë Evropa.

Samiti, i organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, nën moton:

“Evropa e re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026