Vuçic për shpërthimin në Veri: Shpresoj që amerikanët të mos qëndrojnë pas kësaj
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar shpërthimin e ndodhur në Mitrovicë të Veriut ku u plagosën dy persona si dhe u dëmtuan 7 persona.
Siç raporton media serbe B92,Vucic ka thënë se shpreson që amerikanët të mos jenë prapa këtij sulmi.
“Është turp të flitet se atë bombë e kanë hedhur serbët. Ata atë e bëjnë për para dhe sepse dikush i ka paguar. Ne ende po hetojmë dhe nuk do të doja të dilja me ndonjë përfundim. Besoj se në të ardhmen e afërt do ta dimë natyrën e sulmit. Bëhet fjalë për vendosmërinë tonë, do të kemi shumë sfida sepse keni të bëni me njerëz të papërgjegjshëm në Prishtinë. Nesër do ta diskutoj këtë me shumë njerëz. Shpresoj që amerikanët të mos qëndrojnë pas kësaj”, tha Vuçiçi.
Vuçiç ka deklaruar se ka paralajmërime që Qeveria e Kosovës do ta ndalojë përdorimin e valutës shtetërore serbe ( dinarin), në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.
”Ne morëm një njoftim nga Prishtina se janë të gatshëm të konsiderojnë anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë qendrore, ndalimin e përdorimit të dinarëve dhe bastisjen e Postanska Banka, njëra nga dy bankat që operojnë me dinarë dhe sipas sistemit serb”, ka deklaruar ai.
Vuçiq ka thënë se kjo e vë në pikëpyetje normalizimin e marrëdhënieve ndërsa ka theksuar se do të diskutoje kete ceshtje gjatë takimit Ndihmës Sekretarin O’Brien.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë