Vuçiç për veriun: S’ka pasur kurrë krizë më të madhe

26 Maj 2023 | 22:36

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke komentuar situatën e krijuar në veri të Kosovës, ka thënë se nuk ka pasur krizë më të madhe dhe më të rendë në atë pjesë të vendit.

Këto Vuçiç i ka thënë gjatë një mitingu në Beograd, duke bërë të ditur se pasi të mbarojë ky tubim do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

“Sot, sikur qëllimisht e priten ditën kur një numër i konsiderueshëm burrash nga veriu i Kosovës do të vinin në Beograd, për të sulmuar ndërtesat komunale në Zubin Potok, Zveçana dhe Lepossaviq, dhe përfaqësuesit e Quintës ndaj gjithë kësaj heshtën, tani e dënojnë, pasi ju lejua shqiptarëve të mbarojnë punën e tyre, nuk kemi pasur një krizë më të vështirë dhe më të madhe, sapo të përfundojë ky takim madhështor, do të kemi një takim për sigurinë kombëtare dhe do të flasim për atë se çfarë do të bëhet me Kosovën, dhe kam frikë,  kam frikë nga shumë të këqija sepse e di me kë kemi të bëjmë. Dhe për këtë dhe për shkak të gjithçkaje që na ndodhi, ne kemi nevojë për unitet, bashkim, bashkim më shumë se kurrë”, ka thënë ai.

Për këtë, Vuçiç ka paralajmëruar se Serbia nuk do të rri duarkryq.

“Na pret një periudhë e vështirë rreth Kosovës dhe ndoshta më e vështira që nga sonte dhe nesër në mëngjes dhe dua ta dini se nuk kemi ku të shkojmë, na bënë presion me gënjeshtrat, mashtrimet dhe marifetet e tyre nga të gjitha anët. Ne nuk kemi bërë asgjë të keqe apo lënduar askënd dhe kështu të mbështetur për muri, nuk kemi ku shkojmë vetëm ta mbrojmë vendin tonë, ta mbrojmë dhe shpëtojmë popullin tonë, ne do të ruajmë paqen, do të kërkojmë paqen, do të luftoj çdo sekondë paqeje që të zgjatë më shumë, por ju them se sulmi i parë ndaj serbëve në veri të Kosovës, Serbia nuk do të rrijë duarkryq. Doni të dëboni serbet, nuk do t’i dëboni”, tha ai.

Qindra autobusë udhëtuar nga veriu i Kosovës në Beograd ditën e sotme për të marrë pjesë në tubimin e thirrur nga partia e Vuçiçit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026