‘Vuçiç po frikëson qytetarët’, regjistrimi i targave pritet të jetë proces i gjatë
Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka akuzuar presidentin serb Vuçiç se po kërkon të frikësojë qytetarët serbë që po riregjistrojnë automjetet e tyre.
Ai bëri të ditur në një reagim në Facebook se një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale të cilët i kanë djegur veturën pasi e regjistroi me targa legale të Republikës së Kosovës.
Gazetari i Euronews Albania Kosovë Gjoci tha se të gjitha proceset që serbët e kosovës i kanë pranuar deri diku këto raste kanë qenë të zakonshme, është përdorur frika dhe sulmet ndaj njerëzve që kanë pranuar çfarë është kërkuar nga Kosova.
“Pritet një proces i gjatë dhe i ngadalshëm për regjistrimin e targave. Bindja e shumicës së serbëve në veri vijon të jetë e njëjtë; ata presin ose një trajtim special ose do kthehen tek shteti amë. Këto kërcënime e ngadalësojnë edhe më tej procesin”, raportoi gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat