Vuçiç: Presion ndaj Serbisë, ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës

28 Shtator 2022 | 22:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi të mërkurën se presioni dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është duke u rritur.

Ai mori pjesë në ceremoninë e hapjes së një fabrike ku më pas u në një deklaratë për mediat tha se po lufton shumë për Serbinë, raporton KosovaPress.

Vuçiç u shpreh se duhet të mendojë se çfarë do të ndodhë “kur të ketë paqe” mes Serbisë dhe Kosovës dhe se shteti serb ka mbrojtur disa nga pozicionet e saj.

“Luftoj për këtë vend, nuk me intereson çfarë do të thonë për Serbinë, po sigurohem që Serbia të mos bie nën sulmin e tyre, pasi po mendoj për atë që tha zonja Merkel për të nesërmen, sepse ju e dini se dita e pasme ekziston gjithmonë. Dikush duhet të mendojë se çfarë do të bëjmë nesër kur të kemi paqe, nëse i kemi ruajtur apo jo disa nga pozicionet tona, çfarë kemi bërë me vendin tonë, nëse i kemi mbrojtur me sukses interesat tona apo jo. Dhe më lejoni t’ju them se presionet janë të shumta, ato do të shumohen, kam thënë që 4 muaj më parë që do të jetë e padurueshme nga 15 shtatori, keni deklarata të panumërta që flasin për këtë dhe pres që pas gjithë këtyre bisedimeve të jam në gjendje të flas më shumë për këtë qytetarëve të Serbisë”, deklaroi Vuçiç.

Presidenti serb tha se ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës pasi edhe Skocia dhe Katalonia janë duke përmendur Kosovën për interesat e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026